Site icon Telegrafi

Policia në Shkup ka gjobitur 139 shoferë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba, duke përfshirë gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, tetë gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Exit mobile version