MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme policia në Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me ç’rast ka shqiptuar 261 gjoba, prej të cilave 88 për tejkalim të shpejtësisë.
“21 gjoba kanë qenë për vozitje pa leje, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 7 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 26 për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara”.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/