Site icon Telegrafi

Policia në Shkup gjobit 182 shoferë, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (27.09.2022) ka vazhduar me aksionet e përforcuara në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 gjoba, prej të cilave 24 për tejkalim të shpejtësisë, 20 gjoba për ata të cilët kanë vozitur pa leje, 15 sanksione për motoçiklistët.

“Janë shqiptuar 10 gjoba për ata që kanë kaluar në sinjal të mbyllur, 7 gjoba për ata të cilët nuk kanë të regjistruar veturën, 6 gjoba për parregullsi teknike në automjetet e transportit publik, 5 sanksione për ata të cilët kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes”.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në trafik dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version