Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (11.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 gjoba, nga të cilat 17 për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shofer, shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mospërdorje të rripit të sigurimit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.