Site icon Telegrafi

Policia në shërbim për sigurinë e turistëve

Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka marrë masa shtesë në policimin dhe sigurinë e pushuesve.

“Arbeni dhe Isametini, së bashku me kolegët e tjerë të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në shërbim për sigurinë e pushuesve”, shprehet Policia e Shtetit.

Policia për Kufirin dhe Migracionin Durrës patrullon zonën e bregdetit duke u fokusuar kryesisht te zonat më të frekuentuara nga pushuesit.

“Për sezonin turistik patrullojnë në zonat bregdetare duke i dhënë përparësi monitorimit të zonave që frekuentojnë pushuesit me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve vendas dhe të huaj.

“Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”, njofton Policia e Shtetit duke sjelle si imazh forcat e patrullës së Policisë për Kufirin dhe Migracionin./Telegrafi/

Exit mobile version