Telegrafi

Policia në SHBA teston një dron për coronavirus, që monitoron temperaturat e njerëzve nga 57 metra lart nga toka

Një dron në SHBA është testuar për të monitoruar temperaturat e banorëve deri në 57 metra lart nga toka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “droni pandemik” gjithashtu mund të lexojë rrahjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, si dhe mund të masë distancimin shoqëror brenda një grupi njerëzish.

Në një video të siguruar nga Dragonfly, një kompani prodhuese e avionëve që e ndërton dronin, tregon se piloti mund të shohë temperaturat e njerëzve nga sistemi kompjuterik.

Droni fluturoi mbi një fushë futbolli në Westport, njëherit epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në shtetin Connecticut në SHBA.

“Departamenti i Policisë Westport është një nga agjencitë më të avancuara për siguri publike në vend”, tha Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Cameron Chell.

“Pandemia e coronavirusit ka hapur faqe të reja për drona të avancuar”, ka shtuar ai. /Telerafi/