Telegrafi

Policia në Paris plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi ata me thikë në një stacion treni – sulmuesi dyshohet të ketë bërtitur “Allahu Ekber”

Policia hekurudhore e Parisit qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi me thikë në stacionin e trenit të Parisit, Saint Lazare të hënën në mbrëmje.

Televizionet sikurse BFM TV dhe CNews thanë se buri nxori një thikë dhe bërtiti “Allahu Ekber”  kur iu afruan oficerët e sigurisë për mos mbajtjen e maskës së detyrueshme siç kërkohet nga masat e shtetit për pandeminë e COVID-19.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Një zëdhënës i policisë së Parisit nuk dha ndonjë sqarim të menjëhershëm.

Ndërsa një zëdhënës i prokurorëve të Parisit tha se ata kishin hapur një hetim për tentativë vrasjeje dhe promovim të terrorizmit.

LaParisien duke cituar raportin e policisë thotë se oficerët e qëlluan individin disa herë.

I goditur në gjoks, sulmuesi ra në shina, por u ngrit dhe u ngjit përsëri në platforma.

Më pas ai nxiton drejt oficerëve duke thirrur “Allahu Ekber”, “Franca drejtohet nga Shtetit Islamik”.

Më pas policia përdori shkopinj dhe gaz lotsjellës. /Telegrafi/