Telegrafi

Policia në Panama sekuestron 5 mijë kilogramë kokainë, kontrabanduesit kishin përdorur nëndetëse për ta transportuar drogën

Policia në Panama ka sekuestruar 5 mijë kilogramë kokainë që është kontrabanduar me nëndetëse, e pas intervenimit të policisë janë arrestuar katër shtetas të Kolumbisë, raporton Reuters.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë zbuluar se në cilin vend planifikohej të kontrabandohej droga brenda nëndetëses, transmeton Telegrafi.

Panamaja që është një linjë e përshtatshme për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestroj 91 ton drogë, ku 77.9 ishte kokainë e 12.9 marihuanë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e lëndëve narkotike përdorin nëndetëset e vogla, për t’i dërguar në destinacion “pakot” e tyre.

Njëjtë kishte vepruar edhe Pablo Escobar e El Chapo, që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në SHBA. /Telegrafi/