Telegrafi

Policia në Nigeri arreston burrin i cili dyshohet për 40 raste të dhunimit seksual

Policia nigeriane ka arrestuar një burrë, pasi 40 persona u dhunuan seksualisht në një qytet brenda një viti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nënë në qytetin verior të Dangoras, kapi burrin në dhomën e gjumit të fëmijëve të saj –  ai u arratis, por fqinjët e ndoqën dhe e kapën, deklaron zëdhënësi i policisë, Abdullahi Haruna.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari u arrestua të martën – ndërsa dyshohet se i njëjti sulmoi gjithashtu një të moshuar 80 vjeç dhe një fëmijë 10 vjeçar.

Është raportuar për një valë të përdhunimeve dhe vrasjeve të grave në Nigeri, të cilat kanë çuar në një protestë kombëtare – kurse mijëra kanë filluar edhe peticionin me slogan #WeAreTired apo “jemi lodhur”.

Ndryshe Dangora është një qytet i vogël rreth 85 kilometra në jug-perëndim të qytetit Kano, duke e bërë të vështirë edhe mobilizimin e policisë. /Telegrafi/