Telegrafi

Policia në ndjekje të turistit që flinte i zhveshur mbi një gomar (Video)

Konsumi madh i alkoolit, besohet të jetë shkaktari që një turistë të përfundojë në gjumë, sipër një gomari në një lokacion të panjohur.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, e tregojnë atë vetëm me brekë dhe kapelë marinarësh, i shtrirë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.

Atij i janë vënë në ndjekje dy policë që kanë uniforma ruse, vetëm se videoja përfundon pa u kuptuar se çfarë ndodhë me atë turistë.

“Ka njerëz të dehur, pastaj vjen ky njeri”, ka shkruar një komentues, për rastin që ka ndodhur në rrethana të panjohura. /Telegrafi/