Telegrafi

Policia në ndjekje të super-deles

Policia në fshatin verior gjerman Guester thonë se delja ka vrapuar nëpër rrugët e fshatit me shpejtësi më të madhe se 50 kilometra në orë.

Raportohet se ajo ka kërcyer mbi pengesat e policisë, të cilat ishin vendosur për ta bllokuar ikjen e saj, dhe madje ka ndjekur edhe qentë e bindur të policisë, të cilët edhe kanë pësuar shkelma kokës.

Policët e kapën atë pasi ajo kërceu në një fushë dhe filloi të sorollatet nëpër bar. Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Nuk ka qenë një ndjekje e lehtë. Delja kishte marrë shpejtësi goxha të madhe. Ne i kemi bërë apel pronarit të saj të lajmërohet në polici në lidhje me këtë rast".