Telegrafi

Policia në Mississippi qëllon me armë 11-vjeçarin e paarmatosur, i shpëton më të keqes – publikohen pamjet

Autoritetet lokale kanë publikuar pamjet e kamerës së policit amerikan në Mississippi të vendosur në uniformë, ku shihet sesi qëllon me armë 11-vjeçarin.

Pamjet shfaqin policin Greg Capers, policia nga Indianola, duke u futur në shtëpinë e 11-vjeçarit Aderrien Murry në maj të vitit të kaluar, pasi vogëlushi kishte telefonuar policinë pasi babai i tij ia kishte kërcënuar të ëmën, transmeton Telegrafi.

Është shfaqur momenti kur Capers qëllon në gjoks djaloshin e paarmatosur, në momentin që i riu futet në dhomë dhe ngrit duart lart.

Për fat të mirë ka mbijetuar, por se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, shkruan Reuters.

Në dhjetor, oficeri i policisë u shpall i pafajshëm në gjykatë sepse juria konkludoi se nuk kishte asnjë qëllim kriminal kur qëlloi djalin.

Prindërit e djalit ngritën gjithashtu një padi civile kundër oficerit, qytetit të Indianolës dhe shefit të policisë.

Ata po kërkojnë pesë milionë dollarë dëmshpërblim për “mospërfilljen e pamatur” të Capers për të drejtat dhe sigurinë e familjes Murry. /Telegrafi/