Site icon Telegrafi

Policia në Minneapolis futet në apartamentin e të riut që mbante në dorë revole, e qëllojnë për vdekje  

Qindra njerëz dolën rrugëve të Minneapolisit duke kërkuar drejtësi për vdekjen e afro-amerikanit 22-vjeç Amir Locke, i cili në fillim të javës u vra gjatë një bastisje që e kreu policia në apartamentin e tij.

E zhurmshme por e qetë, masa u mblodh tri ditë pas që Locke u qëllua nga policia në shtratin e tij – duke brohoritur “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, transmeton Telegrafi.

Një ditë pas vrasjes, policia publikoi pamjet e bastisjes ku shihet Locke duke mbajtur revole, derisa i shokuar tenton të futet në batanije disa sekonda para se të vritet.

Në video shihen policët  duke hapur derën e apartamentit të tij dhe bërtet “policia, urdhër për bastisjes – shtrihu në tokë”.

Njëri polic godet me shqelm shtratin në të cilin gjendej Locke. E derisa ai lëvizte nën batanije, iu zbulua dora në të cilën kishte një revole. Pothuajse në mënyrë krejt momentale, policia shkrep të paktën tre plumba mbi të.

Përfaqësuesit ligjor të familjes së tij thanë që Locke nuk kishte të kaluar kriminale, dhe se në mënyrë plotësisht legale kishte mbajtur armën e zjarrit në momentin e vdekjes.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se policët kishin kryer bastisjes pa trokitur, që sipas tyre policia mund të futet në prona private pa paralajmërim të pronarit.

Bastisja është realizuar në kuadër të hetimeve për vrasje që e udhëhoqën detektivët e stacionit policor Saint Pol. Locke nuk i është treguar urdhri për bastisje, e policia e Minneapolis ka bërë të ditur se tani për tani nuk dihet se nëse viktima kishte lidhje me hetimet e kryera dhe sesi.

Të enjten drejtoresha e policisë së Minneapolis, Amelia Hoffman, tha se zyra e gjykatësit po analizon pamjet e bastisjes dhe theksoi se Locked gjykuar nga pamjet, ua kishte drejtuar revolen policëve me ç’rast ata kanë reaguar duke e qëlluar.

E demonstruesit kanë porositur se Locke ka pasur të drejt të posedojë armë zjarri në shtëpinë e tij, dhe nuk i është dhënë mundësia ta hedh revolen në kaosin e krijuar pas futjes së policisë në apartamentin e tij.

Të paktën 500 demonstrues ishin mbledhur në rrugët e ngrira të qytetit – duke kërkuar të ndalet praktika që të kryhen bastisjes pa trokitur dhe të arrestohen policët që morën pjesë në të shtënat, e deri te dorëheqja e kryetari të qytetit dhe shefit të policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version