Site icon Telegrafi

Policia në Meksikë gjen trupat e copëtuar të policëve në qese të zeza – të cilët u raportuan të zhdukur javën e kaluar

Policia në Meksikë ka gjetur kufomat e shtatë policëve lokalë, të cilët u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin perëndimor të Jalisco.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjymtyrët e policëve të zhdukur ishin hedhur në disa qese të zeza, që ishin mbushur brenda një mini furgoni, i cili u gjet i braktisur pranë një fushe të futbollit në qytetin Colima të Cedros.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Guvernatori i Colimas, Jose Ignacio Peralta, përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Agjentët e sigurisë ishin në territorin e shtetit të Jalisco, kur humbëm kontaktin me ta, dhe për këtë arsye u raportuan si të zhdukur”, tha zyra e prokurorit të shtetit.

“Ndërsa hetimet nga autoritetet a lartëpërmendura vazhduan, një automojet ishte vendosur në zonën e përmendur që ndan të dy shtetet. Në të u gjetën trupat e pajetë të shtatë personave, tiparet fizike të të cilëve përkojnë me ato të policëve”, deklaruan ndër tjerash zyrtarët./Telegrafi/

Exit mobile version