Telegrafi

Policia në Londër doli për të shpërndarë turmën, madje i kërcënoi me qen – por kafsha ia nguli dhëmbët në dorë një polici

Ky është momenti kur një polic britanik në Londër kafshohet nga qeni i tij, derisa turma e të rinjve që ishin mbledhur “duartrokisnin” veprimin e kafshës.

Videoja është publikuar në Reddit, ku shfaq policin duke i thënë turmës që të largohen derisa qeni vazhdimisht lehte dhe ia tregonte dhëmbët e mprehtë turmës, transmeton Telegrafi.

Por, për një moment i vërsulet zyrtarit policor, i cili më pas reagon kur ia kafshon dorën dhe e kupton se turma po  talleshin me të.

Gjithçka filloi kur policët dolën për të hetuar therjen fatale me thikë që kishte ndodhur në parkun Montrose, pas një rrahje masive që kishte ndodhur. /Telegrafi/