Telegrafi

Policia në Kuvajt arrestoi një person i cili u ankua për motin

Policia në Kuvajt ka arrestuar një banor egjiptian pasi ky i fundit publikoi një video në internet, në të cilin ai ankohet për motin e keq dhe stuhitë që shkaktuan pluhur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këtë vit, vendi është përballur me disa nga temperaturat më të larta në tokë, duke arritur ato në 50 gradë Celsius.

Ministria e Brendshme e Kuvajtit tha se njeriu që qëndronte pas videos ‘fyese’ u arrestua dhe iu referua autoriteteve, të cilat ‘do të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore kundër tij’. Gulf News më vonë raportoi se i njëjti ishte deportuar.

Në një video të publikuar në aplikacionin e medieve sociale në TikTok, burri mund të dëgjohet duke ankuar në lidhje me stuhinë e rërës verbuese që ka përfshirë Kuvajtin për ditët e fundit.

“Unë jam brenda një stuhie pluhuri, me të vërtetë nuk mund të shoh asgjë”, thotë ai.

Videoja u bë virale në Twitter, duke grumbulluar dhjetëra mijëra shikime.

Disa përdorues të medieve sociale, të cilët e panë arrestimin si një shenjë shtypjeje të Kuvajtit ndaj fjalës së lire dhe keqtrajtimit të punëtorëve migrantë, treguan mbështetjen e tyre për burrin egjiptian duke postuar video të tyre duke u ankuar për motin. /Telegrafi/