Site icon Telegrafi

Policia në krye të detyrës, gjobit veturën zyrtare (Foto)

Përdorimi i veturave zyrtare për pushime apo ahengje familjare është bërë i përditshëm për zyrtarët qeveritar apo komunal.

Një qytetar që ka dërguar një foto te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, pretendon se vetura zyrtare me targa 3Z është fotografuar në Lezhë të hënën me 23 korrik, në orën 19:16.

Me veturë zyrtare, familjarisht në Lezhë

Sipas qytetarit vetura zyrtare po përdorej familjarisht.

Në një rast tjetër të raportuar, duket se Policia e Kosovës po e kryen detyrën me përgjegjësi.

Raportuesi tregon se policia po e gjobit veturën zyrtare në një nga rrugët e Kosovës.

Policia gjobit veturën zyrtare

Kujtojmë, Ligji për gjobat në trafik të gjithë i trajton njëjtë, pa përjashtuar as zyrtarët institucional./Telegrafi/

Exit mobile version