Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të vjedhësve të plazhit

BBC njofton se 500 kamionë të ngarkuar me rërë janë vjedhur nga plazhi Coral Spring, ndërsa kjo vjedhje i ka ngurtësuar të gjitha planet e biznesmenëve të turizmit në këtë plazh.

Detektivët si të dyshuar kryesorë i konsiderojnë rivalët në sektorin e turizmit, pasi që një plazh i mirë është vlera kryesore e hoteleve në ishujt e Karaibeve.

Kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk është bërë asnjë arrestim.

“Është një rast shumë i komplikuar pasi që në të përfshihen shumë aspekte”, ka thënë për BBC, komisionari i departamentit për krime Mark Shields.

Exit mobile version