Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të veturës që goditi këmbësorin për vdekje në Hajvali (Video)

Në mbrëmjen e së hënës humbi jetën një 71 vjeçar në Hajvali. Vdekja e tij erdhi si pasojë e goditjes nga një veturë.

Ngasësi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk është identifikuar. Polica e Kosovës ka thënë për Klan Kosovën se ka pranuar disa informata të ndryshme lidhur me tipin e veturës që e goditi 71-vjeçarin.

Agron Borovci zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë ka thënë se një person është intervistuar në lidhje me këtë rast por pas intervistimit të dhënat e veturës së tij nuk janë përputhur me kryerësin e veprës.

Familja Sopjani ka hapur derën për kryeshnosh por ata ende nuk janë informuar se si ka rrjedhur ngjarja.

https://www.youtube.com/watch?v=MiCwNur9P8E

Exit mobile version