Aaron Codman po ikte nga policët nëpër qendrën e Hartford të Anglisë, kur një kalimtare zgjati këmbën dhe e rrëzoi, duke ia pamundësuar ikjen.
Kjo ndihmoi, që 23-vjeçari i cili shkaktoi një zënkë të arrestohet, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, është shpërndarë videoja që mund ta shihni më poshtë, në përpjekje të identifikohet gruaja e guximshme, që iu doli në ndihmë.
“Të gjithë duhet bashkëpunuar me forcat e rendit, vetëm në këtë forme kemi rend dhe qetësi”, ka qenë kërkesa nga forcat e rendit. /Telegrafi/