Telegrafi

Policia në kërkim të Emrush Gashit, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij

Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin Emrush Gashi, pasi që i njëjti dyshohet të ketë vrarë më 14.07.2018 vëllaun e tij, 54 vjeç me inicialet M.G në Lipjan.

Lexo po ashtu 54 vjeçari në Tërbovc të Lipjanit dyshohet se u vra nga vëllau i tij

Njoftimi i policisë:

 Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Tërbovc –KK Lipjan, më datë 14/07/2018, ku një person (mashkull) M.G 54 vjeç,është vrarë nga arma e zjarrit, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar;

EMRUSH (BAJRAM) GASHI (1960)

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044-506- 091. /Telegrafi/