Forcat e Sigurisë në Kazakistan kanë bërë të ditur se kanë vrarë pesë të dyshuar për sulmet e të dielës në veri-perëndim të qytetit Aktob.
Forcat speciale sulmuan një banesë në qytet dhe vranë katër të dyshuar, bën të ditur Komiteti Kombëtar i Sigurisë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Njëri nga të dyshuarit është vrarë në rrugë pas të shtënave me armë, bëjnë të ditur burimet e KNB-së.
Militantët e dyshuar kanë qëlluar tre civilë në dy dyqane në një sulm të së dielës, para se të vrasin tre ushtarë në një bazë ushtarake