Telegrafi

Policia në Japoni gjen pjesë të trupit të një gruaje

Policia e Japonisë ka gjetur pjesë të trupit që besohet se i takojnë një turisteje amerikane që është zhdukur në një pjesë malore të Japonisë.

Policia e prefekturës Hjogo ka bërë të ditur se ka gjetur dje duar dhe këmbë në tri lokalitete në Kojta dhe Osaka.

Ata kanë thënë se pjesët e trupit mund t’i përkasin gruas së humbur.

Mediat spekulojnë se bëhet fjalë për një grua 26 vjeçare nga New Yorku por policia deri më tani këtë nuk e ka konfirmuar. /Telegrafi/