Site icon Telegrafi

Policia në Gjilan konfiskoi disa bimë të kanabisit

Policia e Kosovës thuhet në njoftim se përmes rrugës operative kishte pranuar një informatë se në fshatin Kokaj, në afërsi të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në një pronë private kishte të mbjella bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

“Hetuesit nga Drejtoria për hetimin e trafikimit të narkotikëve në Gjilan në koordinim me sektorin e vijës së gjelbër të policisë kufitare të PK-së dhe me prokurorin përgjegjës kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Kokaj. Gjatë kontrollit policia në oborrin e të dyshimtit ka identifikuar disa bimë të mbjella që dyshohen të jenë të llojit kanabis sativa që kishin arritur lartësinë deri në 2 metra”, thuhet në komunikatë.

Zyrtarët policor kanë kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas konfiskimit të bimëve narkotike policia ka arrestuar dy të dyshuar R.A (1989) dhe E.B (1990) me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe posedim i substancave narkotike”.

Bimët narkotike janë konfiskuar nga policia në cilësi të provës materiale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version