Policia në rajonin e Gjakovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale. Vjedhje e rëndë.
“Në stacionin policor të Gjakovës janë raportuar disa raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në fshatrat Bishtazhin dhe Ujzë. Rastet kanë ndodhur në vazhdimësi gjatë javës së kaluar.
Hetuesit e sektorit të hetimeve të stacionit policor në Gjakovë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë punuar intensivisht në ndriçimin e këtyre rasteve.
Me datë 16.01.2017 pas një pune operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftimin për media.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprat e kryera , po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se i njëjti është kryes i këtyre veprave .
I arrestuar është:R . D kosovar-shqiptar lindur me 1988
Me urdhër të prokurorit të çështjes personi i arrestuar mbahet në ndalim policor, ndaj tij do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore./Telegrafi/