Policia e Gostivarit në një lokal në fshatin Çegran i kapi më shumë gra të cilat ilegalisht kanë punuar si këngëtare dhe valltare.
Nga SPB Tetovë informojnë se në periudhën prej orës dy deri në katër pas mesnate, është zbatuar kontroll në objektin hotelierik “Bake-kom SHPKNJP” në pronë të A.N (47) nga ky fshat.
Gjatë kontrollit, i cili është zbatuar në koordinim me Sektorin për krim ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim, në objekt janë kapur 13 gra, këngëtare dhe valltare, prej të cilave 10-të shqiptare dhe tre shtetase të Maqedonisë.
Për shkak keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtejme, derisa shtetaset e Maqedonisë, pas një kohe të shkurtër janë lëshuar./Koha/