Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve dhe aksidenteve në komunikacion. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar gjithsejtë një mijë e 349 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë, të hënën, gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsejtë 32 aksidente, prej tyre 16 me lëndime në të cilat janë lënduar 18 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/