Site icon Telegrafi

Policia në Ferizaj arreston një të dyshuar dhe i konfiskon substanca narkotike, armë e para

Zyrtarët të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë zbatuarnjë plan operativ për të kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr. Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

Sipas Policisë, operacioni policorë është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj.

“Gjatë operacionit është arrestuar: Q.T., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992). I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Ferizaj./Telegrafi/

Exit mobile version