Site icon Telegrafi

Policia në Demir Hisar ka privuar nga liria një 53 vjeçar, u kap me mbi 50 kilogramë marihuanë

Dje (04.10) zyrtarë policorë nga SPB Demir Hisar-Manastir në afërsi të fshatit SLladuevë, rajoni i Demirhisarit, kanë privuar nga liria E.E.(53) nga fshati Kalisht i Strugës.

Gjatë kontrollit të mjetit motorik të pasagjerëve “Audi” me targa të Serbisë, i drejtuar nga E.E. , u gjetën më shumë se 50 kilogramë marijuanë.

Personi është ndaluar në stacionin policor Demir Hisar, është bërë kallëzim penal dhe i është dorëzuar MPB Manastir.

Exit mobile version