Në një skenar që ngjan me një ëndërr, Policia e Britanisë së Madhe kapi së fundmi një shofer të pazakonshëm: një djalë 11-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është kapur duke vozitur një BMW, duke tërhequr rastësisht një rimorkio që thuhet se është vjedhur në një autostradë kryesore.
Ngjarja u shpalos të enjten, më 7 mars, duke nxitur dërgimin e policisë pasi mori një telefonatë në lidhje me vjedhjen e një rimorkioje nga një vend kampingu pranë qytetit Thirsk, në veri të York-ut.
Dhe u identifikua me shpejtësi se bëhet fjalë për një “hajn” që voziste një BMW X5 të zi.
Oficerët gjetën përfundimisht SUV-në, që përdorte targa false, të cilin e ndoqën.
Përfundimisht, policia ndaloi automjetin 45 minuta pas vjedhjes fillestare të rimorkios dhe u trondit nga ajo që gjeti brenda.
“As që mund ta mendonim se do të gjenim një nxënës shkolle në timon”, ka thënë një zëdhënës i policisë së North Yorkshire. /Telegrafi/