Policia në Angli u nisë të arrestojë një person që dyshohet se vodhi një biçikletë, pasi arritjes në vendin e ngjarjes, ata gjetën edhe 100 të tjera në pronën e të dyshuarit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast, burri 41 vjeçar i cili u arrestua për pajisjet e vjedhura, u lirua nga paraburgimi, derisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet në Angli.
Policia e Bedfordshire e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook më 2 korrik, pas deklaratës së një personi i cili vuri re që biçikleta e tij e vjedhur kishte dalë për shitje në mediet sociale.
Ndërkohë, gjatë arritjes në vendin e të dyshuarit, policia gjeti dhjetëra biçikleta të tjera në pronën e tij, kështu autoritetet u detyruan t’i konfiskojnë ato. /Telegrafi/