Telegrafi

Policia në Angli nxori pasagjerin nga aeroplani pasi ishte kapur duke bërë një veprim të palejueshëm në tualet

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se tregojnë momentin kur një pasagjer i Ryanair u nxor nga një aeroplan.

Dhe arsyeja e largimit, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishte pasi raportohet se u kap duke pirë duhan në tualetet e aeroplanit.

Burri, që thuhet se kishte veshur një bluzë gri, pantallona të shkurtra, u përcoll nga policia në aeroportin e Mançesterit dhe u shoqërua nga aeroplani pasi ai zbriti nga Palma.

Një tjetër pasagjer pretendoi se incidenti ndodhi 20 minuta pas udhëtimit të martën.

“Një nga stjuardesat mund të nuhaste tymin që vinte nga tualeti”, ka thënë njëri nga pasagjerët i cili e përshkroi përgjigjen nga ekuipazhi i kabinës së Ryanair si ‘fantastike’. /Telegrafi/