Një kërkim urgjent për një grua të moshuar është nisur nga policia në Angli.
Dhe arsyeja për një kërkim të tillë, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, është shumë e pazakontë.
Përveçse ajo është parë duke ecur përreth lagjes, si e “hutuar”, ajo iu ka rënë edhe zileve të dyerve.
Një ngjarje e tillë thuhet të ketë ndodhur në një adresë në Holyhead Road, Coundon, pak para 3 të mëngjesit.
Policia e West Midlands shkruajti në Twitter: “Video nga zilja e derës tregon se ajo duket se është hutuar dhe nuk është e veshur përshtatshëm sipas motit. Ne kemi oficerë që kërkojnë zonën, por nuk kemi raporte për persona të zhdukur. Nëse e njihni ose e shihni, ju lutemi kontaktoni policinë”. /Telegrafi/