Site icon Telegrafi

Policia: Në aksidentin në Komoran, dy të lënduar rëndë

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur sonte në Komoran, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe nuk raportohet për të vdekur.

“Saktësisht në Komoran, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku janë lënduar rëndë dy persona. Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal po merret me rastin. Gjithashtu kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar sidomos këto dite kur reshjet janë prezente’, ka thënë për KosovaPress zëdhënësja ePolicisë për Rrajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KosovaPress ka raportuar nga vendin i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti dhe sipas dëshmitarëve ka edhe të vdekur nga ky aksident.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture, e cila është përplasur për reklamën e një pompe benzine,  e cila e njëjta është ndarë përgjysmë. /Telegrafi/

Exit mobile version