Telegrafi

Policia ndërpret martesën për të marrë deklarata

Constanze, 34-vjeçare, dhe Rocco Zahn, 36-vjeçar, nga qyteti Glauchau në Saksoni u egërsuan kur policët këmbëngulën të ndalin shërbimin e kurorëzimit për të marrë ata në pyetje.

Më herët, çifti kishte raportuar vjedhjen e një laptopi dhe dhuratat e martesës nga ndeja e beqarisë së dhëndrit një natë më parë.

Policët nuk arritën të informojnë pjesëmarrësit e dasmës pse po e merrnin dhëndrin.

"Të gjithë menduan se Rocco ishte në telashe me policinë kur dy policët u futën në mes të ceremonisë dhe e morën me vete – pasi që ndeja e beqarisë ishte bukur e egër", ka thënë mysafiri Heiner Winkler.

Tronditja e mysafirëve të martesës shpejt u kthye në zemërim kur e kuptuan arsyen e vërtetë të vizitës së policëve.

"Kur e kuptuam se vetëm po merrnin deklarata të gjithë mysafirët filluan të fishkëllejnë dhe policët ikën shumë shpejt. Ka kohë e vend për këto gjëra", ka shtuar Winkler.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq policia kontaktoi çiftin më vonë, duke thënë se nuk kishin dëshmi të mjaftueshme dhe se nevojiteshin deklaratë shtesë për të vazhduar me hulumtimin e rastit.