Tashmë kanë filluar edhe koncertet e ndryshme të këngëtarëve shqiptarë anembanë kudo që flitet shqip.
Një agjendë të ngjeshur, të mbushur me performanca e presin edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Një të tillë e ka pasur edhe Getoar Selimi, i cili është përballur me një situatë aspak të zakontë.
Gjatë koncertit që mbajti mbrëmjen e kaluar në Pejë, policia ka bastisur klubin në mes të koncertit duke e ndërprerë atë.
Nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur një gjë e tillë pasi që ishte një bastisje e paparë deri më tani.
E të indinjuar me këtë gjest të Policisë, organizatorët kanë vënë “Kush na ka inatin”, të cilën e kanë kënduar njëzëri të gjithë të pranishmit si një ‘përshëndetje’ ndaj Policisë.
Ndryshe, Geti është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/