Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me migrantë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Policia gjatë kontrollit në veturën e tij të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë (8) persona shtetas të huaj nga Siria, pa dokumente identifikuese.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj (8) Sirian i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme. /Telegrafi/