Njëzetë qytetarë dhe përfaqësues të lëvizjes “Maqedonia bllokon” u përpoqën të mblidhen para shtëpisë së deputetes Emilija Aleksandrova, e cila siç thonë ata, është njëra nga tetë deputetët e kërcënuar.
Te fqinjët ku jeton Aleksandrova mund të vërehej prania e policëve, dhe organizatorët nuk arritën t’ia dhurojnë letrën ku, siç thonë ata, janë arsyetuar arsyet se pse nuk duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes “Maqedonia bllokon” kishin fjalim. “Çoni kokën lartë, ne jemi me ju. Dilni me ne, do t’ju falet. Ecni ta shpëtojmë Maqedoninë bashkërisht, tashmë nuk ka hapësirë për të luajtur në dy karrige – ose jeni me popullin ose jo”, tha në fjalimin e tij njëri nga organizatorët.
Ata nisën për te shtëpia e deputetes Aleksandrova nga Kuvendi i Maqedonisë ndërsa më parë kjo lëvizja ka organizuar proteste të ngjashme para deputetëve tjerë nga opozita që i përkrahën ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/