Site icon Telegrafi

Policia ndalon një veturë në kryeqytet, ka të arrestuar (Video)

Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë në kryeqytet, me ç’rast ka edhe persona të arrestuar.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 17:30 te rrethrrotullimi mes lagjes “Ulpiana” dhe QKUK-së, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga ky operacion.

Në to shihen forcat e Policisë që ende e mbajnë të rrethuar veturën e ndaluar.

Qytetari ka thënë se ka të arrestuar, por nuk ka përmendur ndonjë numër.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë hollësi të këtij rasti edhe është në pritje të përgjigjes.

Exit mobile version