Site icon Telegrafi

Policia ndalon një veturë në Angli pasi thuhet se nuk kishte sigurim – oficerët befasohen kur nga automjeti dalin nëntë persona

Policia ka ndaluar një automjet pa sigurime në Angli derisa gjeti nëntë persona të ngujuar brenda.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon një oficer që i kërkon shoferit të dalë nga vetura e tipit Skoda Octavia, derisa ngjarja pasoi në Norton afër qytetit Malton, North Yorks.

Më pas ata ndiqen nga pasagjeri, si dhe pesë persona të tjerë që janë në vendin e pasmë dhe dy gra që ishin në bagazh.

Incidenti ndodhi më 17 maj si pjesë e një ‘operacioni’ të Policisë North Yorkshire, për të kapur 17 automjete pa sigurime.

“Oficerët ndaluan një Skoda Octavia në Norton afër qytetit Malton pasi të dhënat treguan se vetura nuk kishte sigurim”, tha një zëdhënës i policisë.

“Ata u tronditën kur nëntë persona dolën nga makina”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version