Telegrafi

Policia ndalon një të arratisur nga burgu, me dokumente false bullgare ka dashur të arratiset në Greqi

Një i burgosur me dokumente identifikimi false bullgare ka tentuar të arratisej në Greqi, informojnë nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.

“Dje në mbrëmje në ora 23:00 në pikën kufitare “Bogorodicë”, në dalje nga RMV, zyrtarët policorë kanë ndaluar A.R. (32) nga fshati Banica, Strumicë, pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ka paraqitur letërnjoftim bullgar të falsifikuar në emër të dikujt tjetër.

“Gjatë kontrolleve shtesë është konstatuar se A.R. dënimin me burg e ka vuajtur në Burgun e Shtipit, nga ku është liruar për fundjavë”.

“I njëjti është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Gjevgjeli, pas së cilës është dërguar në institucionin përkatës”, njofton policia.