Telegrafi

Policia ndalon një boshnjak në Mitrovicë, i konfiskohen substanca narkotike

Policia e Kosovës në terminalin doganor në Mitrovicë ka ndaluar një boshnjak me kamionin me tabela serbe, ku gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar pesë thasë me nga njëzetë kilogram fara të dyshuara.

Sipas raportit policor, pesha totale me substancë të dyshuar është rreth 100 kilogram, dhe se sipas ngasësit të kamionit thasët janë dedikuar për tek i dyshuari mashkull shqiptar.

Në raport thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij, rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/