Mbrëmjen e së hënës, në orën 02:40, pranë një lokali në Dibër, punonjësit e policisë së stacionit të policisë në Dibër kanë ndaluar D.A. (22), (J.K) në moshën 21-vjeçare, të dy nga Shqipëria, si dhe 23-vjeçarin E.Q. nga Dibra, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike me konfrontim fizik të ndërsjellë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse./Telegrafi/