Në dy raste të ndara, policia mbrëmë ka zbuluar grupe të mëdhaja të migrantëve ilegalë, të cilët kanë qenë duke u transportuar me automjete të drejtuara nga një shtetas i Maqedonisë dhe një shtetas i Serbisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në rastin e parë, shoferi A. N (28) nga Shkupi, ka tentuar që t’i ikë policisë, por është kapur dhe prangosur, ndërkaq me veturën ”Citroën”, me regjistrim të Shtipit, është munduar që të kontrabandojë 10 migrantë, 1 nga Siria dhe 9 nga Pakistani. Prokurori i ka shqiptuar masën e paraburgimit tridhjetëditorë.
Të njejtën ditë, policë maqedonas dhe kroat, kanë arritur që të gjejnë 24 migrantë tjerë, 11 sirianë dhe 13 afganë në një kamion ”Fiat Dukato”, me regjistrim të Kumanovës, e drejtuar nga D. S (30) nga Serbia./Telegrafi/