Telegrafi

Policia ndalon dy fëmijë në Shkup, dyshohen për vjedhje

MPB njofton se sot, pas mesnatës në Karposh të Shkupit janë arrestuar dy fëmijë, pasi të njëjtit paraprakisht kishin vjedhur një motoçikletë. Njëri fëmijë është nga Shkupi, tjetri nga Strumica.

“Sot, (05.07.2023) në ora 00:10 në rajonin e Karposhit nga nëpunësit policorë të Njësitit për Punë të Brendshme Karposh në kuadër të SPB Shkup janë privuar nga liria dy fëmijë, nga Shkupi dhe një nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “marrje të automjetit”, e dënuar me nenin 242 të Kodit Penal. Më saktë, fëmijët nga rruga “Branisllav Nushiq” në Shkup kanë marrë motoçikletë “kimko” me targa të Shkupit, në pronësi të D.P. i cili është gjetur te ata dhe i është kthyer pronarit”, njoftojnë mes tjerash nga MPB-ja.

Me fëmijët është realizuar bisedë në prani të punëtorit social nga institucioni publik Qendra ndërkomunale për punë sociale dhe se për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, pas çfarë, pas dokumentimit të plotë do të vijojnë edhe parashtresa përkatëse, përfundojnë nga MPB-ja.