Gjatë festivalit tradicional të muzikës “NGOMfest”, që u mbajt në Prizren nga data 6- 9 korrik, policia ka ndaluar 33 persona, tek të cilët janë gjetur substanca të ndryshme narkotike.
Një gjë të tillë e konfirmon zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Hazir Berisha. Sipas tij, pas ndalimit policor janë iniciuar rastet ndaj të dyshuarve në Prokurori.
Sipas tij, shqetësim në këto organizime mbetet prania e madhe e dilerëve të drogës. /TV Prizreni/