Site icon Telegrafi

Policia ndalon 17 shtetase të huaja në Tetovë

Gjatë kontrollit të një objekti hotelierik në rajonin e Tetovës, mbrëmë policia ka ndaluar 17 shtetase të huaja, të cilat ishin në marrëdhënie pune në mënyrë ilegale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Atyre u është shqiptuar ndalimi dyvjeçarë i futjes në Maqedoni, ndërkaq deri në orët e vona të ditës së sotme, këto shtetase do të deportohen në vendin e tyre amë.

Me urdhër të Gjykatës themelore Shkupi 1, policia ka kryer kontroll në orët e hershme të mëngjesit. Shtetaset e huaja të ndaluara nga policia, janë nga Bullgaria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria./Telegrafi/

Exit mobile version