Policia në Essex të Anglisë, ka ndaluar një 12-vjeçar që dyshohej për shitje droge, ndërsa i kanë gjetur sasi heroine, një thikë të gjatë, disa para dhe dy telefona.
Adoleshenti i ri, që po kërkohej për një shkelje tjetër, sapo ka vërejtur praninë e policisë ka ikur me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Por, pas ndjekjes së shkurtër është prangosur, ndërsa nuk ka rezistuar në asnjë formë.
“Dyshohet se substancën e kishte për shitje, ndërsa me armën e ftohtë ishte në gjendje të sulmonte në çdo moment. Po shqyrtohen format e lirimit me kusht”, thuhet në raportin policor.
Megjithëse ka prova, mosha e re nuk i lejon zyrtarët ta mbajnë nën arrest apo në ndonjë qendër ndalimi. /Telegrafi/