Telegrafi

Policia ndaloi protestuesit të vinë përballë shtëpisë së Elizabeta Kançeska-Millevska

 

Mbështetësit e nismës “Maqedonia Bllokon” sonte u drejtuan në fshatin Përzhino, drejt shtëpisë së ish-ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska Millevska, por nuk arritën të arrijnë deri te shtëpia e saj, sepse pjesëtarët e MPB-së, të cilët ishin të vendosur në fillimin e rrugës i ndaluan.

Protestuesit brohoritnin “Maqedoni, Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev, i bëri thirrje ish-ministres të del nga shtëpia e saj dhe të pajtohet me qytetarët, dhe jo, siç tha ai, ata në Kuvend, sepse qëllimi i vetëm i tyre është ta shesin Republikën e Maqedonisë.

“Dil Beti, dil, nëse jo për diçka tjetër vetëm për shkak se je zoja e shtëpisë. Dil me popullin dhe prano letrën nga qytetarët”, tha Baçev.

Protestues gjithashtu lexuan letrën që javën e kaluar ua dhanë deputetëve tjerë që votuan për ndryshimet në Kuvend./Telegrafi/