Telegrafi

Policia ndaloi limuzinën me nusen dhe dhëndrin, vozitësi nuk kishte patentë-shoferi (Foto)

Gjëja e fundit që do mendonit në ditën e dasmë, është nëse shoferi i limuzinës apo mjetit tjetër transportues, ka leje për vozitje dhe ka paguar sigurimin.

Çfarë moti do të jetë, si do dukem para të pranishmëve, si do kalojnë të dy familjet tona gjatë ahengut, apo nëse do dehet ndonjëri dhe të shkaktoi trazira, janë disa prej gjërave që i mendojnë të gjithë çiftet për ditën e dasmës, transmeton Telegrafi.

Limuzina e ndaluar derisa dërgonte çiftin në ceremoni

Por, rrugëtimi i një çifti nga East Midlands, për në ceremoninë e tyre martesore u ndal në gjysmë nga policia, që e identifikuan shoferin i cili nuk ka lejen e vozitjes, sepse i është ndaluar. Madje, ai nuk e kishte paguar sigurimin, andaj limuzina iu desh t’i konfiskohej.

Pasi që mjeti ishte shumë i gjatë, nuk mund të dërgohej me transportues, por u vozit nga një polic, teksa çifti u dërgua në ceremoni me një makinë policie.

“Ja çfarë ndodhë, kur kontraktoni agjenci të paautorizuara për të kryer shërbimet e dasmës. Asnjë çift nuk dëshiron të shoqërohet për dasmë, me një makinë policie” raporton polica, duke paralajmëruar të tjerët. /Telegrafi/